Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Demir Gjergji ishte një zë

21:57 / January 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Demir Gjergji 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aleksandër Çipa

I kishte territoret e veçanta të vetvetes: atë të poezisë dhe radiofonisë, të ligjërimit poetik dhe komunikimit publik. I mbajti këto territore të mbështjella në modestinë natyrale të vetvetes si raport me të tjerët dhe publikun. Vetëshquhej në zë dhe në fjalë. I donte perimetrat e gjerë duke qenë besnik rigoroz i perimetrave të ngushtë, duke spikatur si qytetar artist e gazetar dhe duke ushqyer ambicien e artistit si qytetar.

Demir Gjergji është një poet që udhëtoi pa stacionime të gjata dhe pushime të kota, në poezi.

Ai qëndroi gazetar i fjalës dhe mendimit në radio, duke mos e zbehur kurrë emocionin e timbrit dhe theksimit komunikues para mikrofonit.

Demir Gjergji ishte respektues i emocionit të tjetrit dhe shtues i emocionit të vetes.

E kërkoi progresin estetik të fjalës në kohë të vështira dhe në kohë të padëgjueshmërisë.

Me gjuhën e tij të brendshme kërkoi dhe këmbënguli pa e hequr kurrë veshjen e modestisë si virtyt njerëzor, për të gjetur dhe zotëruar intuitën e gjërave.

Demir Gjergji ra në heshtjen e gjithëjetshme papritur, befas dhe në refuzim të zhurmës së ikjes, duke lënë pas shenjën e vetes dhe shenjat e vetvetes. Një ndër këto të fundit është edhe studio ” De Rada”. Një laborator rishtar në të cilin përmes zërit të tij u regjistruan qindra krijime miqsh, poetesh dhe poetësh, për t’i dhënë në ajrin e mbizhurmshëm të kësaj shoqërie, një zë estetik të poezisë dhe autorëve me ndjenjë të hapësirës së sotme shqiptare.

Demir Gjergji heshti në pikun e të qenit energjik, në çastin e mbramë të kapjes së një ngjitjeje më të mbramë, për pasionin me talent të vetvetes dhe në një kapërcyell ndërprerjeje me radiofoninë publike.

Dekada të tëra, zëri i tij bëri ngjyrë dhe pati timbër publik, përmes Radio Tiranës. I fitoi shumë horizonte dëgjimi dhe i theu shumë gardhe pengimesh për dëgjim, ndër hise dhe vise shqiptare.

Demiri mbeti rogorozisht adhurues dhe shërbëtor i estetikës së simpatikes. E bëri këtë, deri sa ndau frymën nga trupi, por jo për konkurime dhe gara jubilarësh.

Në dekadat e fundit të jetës u pri dhe gatoi poezi-shkurtima sikur të donte të mishëronte ndërgjegjen e poetit dhe gazetarit konçiz. Nuk e humbi kurrë ndërgjegjen e lartësisë së vetvetes në raport me të tjerët dhe në referencë me peshën reale të vetvetes.

Demiri ishte mik me shumë dhe mbetet mik, me më shumë. Me dhimbjen e ikjes së beftë, këta të dytët, janë edhe më të shumtë.

Ndër ta dhe tek të shumtët Demir i dashur, ke tashmë të vetmen mundësi, të shohësh duke mos qenë me prani fizike, dritën e shpirtit tënd mbi ne, e cila ndrit përmes frymës që gjallon dhe zërit që të kumbon.

Na e ngrite fytyrën tënde në ajri dhe na le me fjalën që e kemi për lexim dhe rilexime në pakohësi.

Tani që nuk të tokim dot me dorën e takimeve, do të të ndjejmë përmes fjalës tënde me zë dhe estetikë.

Me ndjenjën e përhershme të mikut që nuk ndërron, Sandri

Çipa demir gjergji Gazetar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.