Siç jeni në dijeni, më 29 Nëntor 2021, do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit, një ëndërr e vjetër e dibranëve që po bëhet realitet. Është e kuptueshme dëshira e madhe dhe nostalgjia për shumë qytetarë që në këtë datë dhe në vazhdimësi, do të udhëtojnë në këtë rrugë. Meqenëse kalimi në rrugë do të kryhet përmes bajpasit, për të qarkulluar të sigurtë, për drejtuesit e mjeteve po japim disa rekomandime që duhet ti kenë parasysh dhe ti zbatojnë me korrektesë.

Në bajpasin e Tunelit të Xibrit, rruga ka një malore dhe dishezë të gjatë, e shoqëruar me kthesa, ku fushëpamja e drejtuesve të mjeteve është e kufizuar.

  • -Zvogëloni shpejtësinë e lëvizjes, duke e përshtatur atë me dukshmërinë (fushë pamjen e drejtuesit të mjetit), dhe –spostohuni në anën e djathtë të karrexhatës.
  • -Mbani timonin me dy duar, për të patur kontroll të sigurtë të mjetit;
  • -Mos ndaloni për pushim dhe qëndrimi si në ngjitje ashtu edhe në zbritje
  • -Mos parakaloni në ngjitje dhe kthesa, pasi rruga është me dy sense dhe me një korsi për sens.
  • -Mos ndryshoni sensin e lëvizjes, si në ngjitje ashtu edhe në zbritje.
  • -Në ngjitje lëvizni me marsh të ulët, për të shfrytëzuar më mirë fuqinë e motorit dhe përballuar më mirë ngjitje e mjetit.
  • -Në zbritje, zvogëloni shpejtësinë duke lëvizur me marsh të ulët, për të shfrytëzuar veprimin frenues të motorit, përdorni sa më pak frenat pasi mbinxehen elementët frenues, rrisni distancën me mjetet para, meqenëse rritet hapësira e frenimit, tregoni kujdes të shtuar kur rruga është e lagur;
  • -Nëse dëshironi të ndaloni për të parë bukuritë e natyrës, apo për ndonjë nevojë tjetër, duhet të zgjidhni vendin ku mjeti mund të pozicionohet jashtë karrexhatës dhe të jetë i dukshëm për drejtuesit e tjerë të mjeteve që kalojnë pranë jush, por asnjëherë në dhè të hedhur dhe bankinë të dëmtuar nga punimet;
  • -Në kthesa, përveç dukshmërisë, shpejtësia duhet të rregullohet edhe në vartësi të rrezes së kthesës, lagështisë, ngarkesës dhe gjendjes së gomave. Mos lëvizni prapa me marsh injetro.

Në tunele.

Përveç mesazheve që japin sinjalet para se të hynë në tunel, duhet të keni parasysh edhe këto këshilla:

  • -Te përshtatni shpejtësinë në përputhe me dukshmërinë (fushëpamjen tuaj);
  • -Të ndizni fenerët jo verbues;
  • -Ndalohet pushimi dhe qëndrimi. Nëse qëndrimi është i gjatë, i detyruar për arsye trafiku apo avarie, duhet të fiket motori për të mos ndotur mjedisin;
  • -Ndalohet kthimi në vend (ndryshimi i sensit të lëvizjes) brenda tunelit;
  • -Nëse sinjalistika lejon parakalimin, zbato me rigorozitet rregullat e parakalimit;
  • -Mbani fort timonin me dy duar dhe tregoni kujdes të shtuar në dalje të tunelit, pasi mund të përballeni me ndonjë goditje të erës anësore

Pranë skarpateve të larta, sidomos në rrugë të reja, rreziku i rënies së gurëve është më i madh, pasi pas punimeve, ende nuk është stabilizuar ajo nga punimet, duhet të keni kujdes: Ulni shpejtësinë, për të mos goditur gurët ose masa dheu që mund të kenë rënë në karrexhatë;

  • -Tregoni kujdes për mundësinë e frenimit të papritur të mjetit që keni përpara;
  • -Këshillohet të shmangni ndalesa të gjata në këto segmente rrugore.

Ju uroj udhëtim të sigurt dhe të këndshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here