Tanja Fajon, deputetja e PE për Serbinë u bënë thirrje autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që Parlamenti të përfshihet në mbikqyrjen e masave për të luftuar koronavirusin.
“Unë u bëj thirrje autoriteteve të Ballkanit Perëndimor të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve në mbikqyrjen e masave të ndërmarra për tël uftuar përhapjen e ndikimit të COVID-19. Pezullimi i demokracisë nuk është një mundësi në këto ditë të vështira”, shkruan Fajon. Ndërsa raportuesi i PE-së për Serbinë, Vladimir Bilicik thotë se demokracia nuk mund të jetë viktimë e pandemisë.
Që kur ka shpërthyer pandemia në Ballkanin Perëndimor në fillim të marsit, parlamentet e Shqipërisë, Bosnje- Hercegovinën dhe Kosovën vazhduan aktivitetin e tyre, madje kjo e fundit shkruan EVB rrëzoi dhe qeverinë. Ndërkohë që parlamentet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që më parë ishin shpërndarë për shkak të zgjedhjeve që tashmë janë shtyrë, nuk janë mbledhur pasi vendet e tyre njoftuan gjendjen e jashtëzakonshme.
Aktualisht në Shqipëri komisionet kuvendore mbajnë mbledhje online ndërkohë që është lajëmruar një seancë për më 16 prill, ku po merren dhe masat për vendosjen e deputetëve në sallë për të respektuar distancën.
