Deputetët e PD-së sot kanë debatuar me kolegët socialistë. Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.
Në Komisionin e Ligjeve debati nisi për propozimin e Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca. Për Tabakun, kjo është një tregues se qeveria nuk e përfillë opozitën.
Klotilda Bushka: Këtej kërkoni të zbatohen rregullat
Jorida Tabaku: Me shumë seriozitet, unë dhe disa kolegë të grupit kemi përgatitu një nismë ligjore, qëndrimi im ka qenë i qartë, nuk jemi këshilltarë të qeverisë, ne kemi bërë një propozim me shumë seriozitet që kemi që në 8 dhjetor që e kemi prezantuar, nëse ju na këshilloni t’ia çojmë sugjerimet qeverisë, dhe pastaj i merr apo jo nuk ka rëndësi, mua më duket e palogjikshme kjo më mënyrë dhe kjo është mospërfillja ndaj opozitës. Kjo është serioze nuk ka gjë për të qeshur, se kuptoj zonja Felaj…
Ermonela Felaj: Vazhdo.
Deputetët demokratë largohen nga salla.
