Ish-kryeministri Sali Berisha e ka zhvendosur fushatën në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, në Lushnjë.
Në një takim me mbështetësit e tij në fshatin Bubullimë, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano, Berisha u ndesh me një nga simpatizantët e tij, i cili nuk ngurroi t’i shprehë “dashurinë”.
Demokrati: O Berishë të dua shumë, shëndet.
Sali Berisha: Edhe unë ju dua shumë, shëndet
Bano do të përballet më 6 mars me kandidatin e Partisë Demokratike, Indrit Sefa dhe atë të Partisë Socialiste, Eriselda Sefa.
