Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Demokrati sulmon Bashën: Humbës sistematik, shantazhi politik që ofron i shëmtuar

16:51 / February 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, akuzon liderin e opozitës Lulzim Basha si humbës sistematik që nuk ka ide dhe platformë.

“Rotacioni politik nuk vjen as përmes spoteve të dobëta patetike, e as me “revolucion”! Në 2017 u provua protagonizmi personal i Bashës në çadër që përfundoi me një humbje katastrofike. Në 2019 protestat e forta nën radikalizmin e djegies së mandateve dhe bojkotit te zgjedhjeve, prodhuan një humbje akoma me turpëruese për PD! Humbjen në tavoline, pa bërë garë! Në pushtet nuk vihet vetëm. Jo. Në pushtet të sjelle besueshmëria tek votuesit e djathtë dhe besimi i “votuesit gri” që duhet të ndihet i përfaqësuar, si në njerëz ashtu edhe në angazhime”, shprehet ai.

Në vijim, Kulluri shton se “në vitet 1992 dhe 2005, PD nuk erdhi në pushtet as prej spoteve elektorale e as prej protestave. Ato janë mjete por jo qëllime. Rotacioni erdhi si pasoje e të qenit e djathta një alternative me e mirë qeverisëse. E në 2009 u konfirmua fitorja e 2005 prej bilancit qeverisës të mirë përballe radikalizmit absurd të Ramës! Ata që drejtojnë sot PD formalisht apo dhe në prapaskene e dinë shumë mirë këtë, por bëjnë sikur nuk kuptojnë. Ndaj mos u merrni me Verën, se ajo është një ndër mijëra demokratet që duan PD në pushtet e nuk gënjen në spote kur thotë që “sot jetohet shumë me keq se 7 vite më parë”! Ata që aktrojnë janë të tjerë, janë ata që duan me çdo kusht të sjellin në pushtet një aktor të dobët në krye të PD. Kryeministër nuk të bëjnë, por bëhesh vete. Bëhesh duke demokratizuar PD që të ngjallesh besim se do qeverisësh për qytetarët e jo për karrigen tënde”.

“Qytetaret e duan pushtetin për vete e as për kryetare e ish-kryetarë. Votën e kanë të tyren e bëjnë ç’të duan me të. Po nuk i binde nuk të votojnë. Shantazhi politik që ofron Basha “ose me Ramën ose me mua” është i shëmtuar dhe s’e çon Shqipërinë askund! PD është e demokratëve dhe Shqipëria është vendi i shqiptarëve. As i Ramës, as i Bashës e i askujt tjetër”, shprehet Kulluri.

demokrati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.