Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëmtohet zyra e OBSH-së në Teheran nga sulmet

22:11 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Organizata Botërore e Shëndetësisë në Teheran është dëmtuar si pasojë e sulmeve të fundit ndaj kryeqytetit iranian, duke shkaktuar thyerjen e dritareve nga vala e shpërthimit, por pa viktima në radhët e stafit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur se sulmet gjatë dy netëve të fundit goditën pranë zyrës së organizatës. “Për fat të mirë, të gjithë kolegët e zyrës së OBSH-së në Iran janë të sigurt dhe asnjë nuk është plagosur”, shkroi ai në rrjetin social X.

Ghebreyesus theksoi se sulmet ndaj objekteve të tilla janë të papranueshme dhe duhet të shmangen në çdo rrethanë, duke kujtuar se vendndodhjet e zyrave të OBSH-së dhe agjencive të tjera të OKB-së janë të njohura publikisht.

Ndërkohë, konflikti u përshkallëzua më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion ushtarak kundër Iran, duke goditur disa qytete të mëdha, përfshirë Teheranin. Shtëpia e Bardhë e justifikoi ndërhyrjen me kërcënimet e dyshuara raketore dhe bërthamore nga Irani.

Si kundërpërgjigje, Garda Revolucionare Islamike njoftoi një operacion hakmarrës ndaj objektivave në Izrael dhe ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon, përfshirë në Bahrein, Jordani, Kuvajt, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimeve, në sulmet e përbashkëta u vra edhe Udhëheqësi Suprem iranian, Ali Khamenei, së bashku me disa figura të tjera të larta të vendit.

demtohet okb sulmet teheran zyra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.