Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Denaj: Kemi 22 bashki që nuk u shërbejnë qytetarëve. Çupi: Të ndryshohet qeverisja

11:16 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1662452190xbandicam 2022 09 06 04 16 39 096 973
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, po zhvillohet një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja.

Në fjalën e saj, kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj deklaroi se janë 22 bashki në vend që ende nuk janë në funksion të qytetarëve.

“22 bashki sot nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur reforma territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos ketë kthim prapa dhe të mos jemi viktimë e një mungese efektiviteti. Duhet t’i lëmë ekspertët të diskutojnë më gjatë nëse pjesa financiare e atyre bashkive është ose jo derivat i reformës territoriale. Nuk është numri ai që determinon shërbimet për qytetarët”.

Bashkëkryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Dhurata Çupi deklaroi se vendi ka një model si për bashkitë rurale dhe për ato urbane, ndërkohë që duhen tipologji të ndryshme. “Në rajon kemi disa modele, për bashkinë rurale dhe urbane, ndërsa ne kemi vetëm një. A jeni ju në këtë çasje që ne duhet t’i japim tipologji të ndryshme, apo jemi në këtë qasje siç jemi sot, bashki rurale. Ne nuk duhet të kompleksohemi, duhen të dyja, paketa rregullatore. Strategjia e vitit 2017 nuk doli e suksesshme”.

22 bashki Anila Denaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.