Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dendias takon në Kiev homologun Kuleba, takimi ndërpritet nga sirenat për sulm ajror

23:11 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dendias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke udhëtuar gjithë natën nga Polonia ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka mbërritur në Kiev, në vizitën e tij të tretë në Ukrainë, ndërsa dy herët e para ka qenë vetëm në Odesa. I pritur nga homologu i tij Kuleba ai ka vendosur një tufë me lule tek pallati në  kryeqytetin ukrainas ku para disa ditësh janë vrarë nga bombardimet ruse pesë civilë.

Por vizita e kryediplomatit grek është ndërprerë nga sirenat për sulm ajror nga forcat ruse dhe dy ministrat kanë vazhduar takimin në një strehim të nëndheshëm aty ku kanë dhënë edhe konferencën për shtyp gjatë së cilës Dendias ka quajtur sulmet ndaj Kievit, krime lufte.

“Ky qytet i madh, si dhe pjesa tjetër e vendit, është çdo ditë nën sulme të egra, që sollën vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra njerëzve të pafajshëm të paarmatosur. Greqia i dënon këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm” – tha Nikos Dendias.

Nga ana e tij Kuleba shprehu mirënjohjen për palën greke për ndihmën ushtarake që ka ofruar.

“Ne vlerësojmë veçanërisht armët që Greqia po i sjell Ukrainës në mënyrë që të mund të mbrojmë tokën tonë. Është shumë e rëndësishme që dërgesa e shumëpritur e mjeteve të blinduara të këmbësorisë BMP-1 nga Greqia në Ukrainë ka filluar tashmë.Së shpejti do të mbërrijnë në ushtrinë tonë dhe do të forcojnë menjëherë kapacitetin luftarak dhe aftësitë mbrojtëse të vendit tonë”- tha Nikos Dendias.

Në vazhdim Nikos Dendias ka takuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të cilit i ka shprehur edhe një herë mbështetjen e fortë të Greqisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës duke dënuar çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve.

dendias kiev Kuleba
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.