Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me dënimin me burg të kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë një interviste nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”. “Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here