Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dënimi për krimet e komunizmit, Petro Koçi: Vazhdon komunisti të jetë lideri i PD, po u hidhet baltë partizanëve të Luftës Antifashiste

12:44 / May 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petro Koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së Petro Koçi, në fjalën e tij në parlament, teksa projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, nuk kurseu akuzat për Sali Berishën.

Deputeti solli në vëmendje disa akte të rënda të viteve më parë, që siç tha ai, ka të njëjtën dorë me atë që bëri 14 shatorin, 21 janarin dhe e njëjta dorë që hodhi molotovët ndaj gazetarëve pak ditë më parë. Koçi bëri thirrje të hetohen të gjitha krimet politike, që nga viti 1912.

“Sali Berisha ishte një ekstremist ideologjik, që i tillë mbeti edhe pasi u ndryshua regjimi. Dje ishte data 29 maj, 30 vite më parë ndodhi masakra e Libofshës, ku bandat e Fierit të strukturuara në shtabin elektoral, masakruan komisionerët e PS. I gjithë procesi i kthye në falsifikim të pistë.

Katër ditë më parë ishte 26 maj, zgjedhjet në 96’, zgjedhjet më të përgjakura, të gjitha këto kanë vulën e të njëjtës dorë, që bëri 14 shatorin dhe 21 janarin. E njëjta dorë që sulmoi gazetarët me molotovë.  Zamir Dule u masakrua nga regjimi i Berishës dhe pasojat e masakrimit bënë që të ndërrojë jetë në moshë të re. Dua të kujtoj Remzi Hoxhën, dua të kujtoj kryetarin e PS në Bulqizë dhe Librazhd, që u masakruan dhe u hodhën në kanal. Ishin bandat e PD, që vazhdonin të zhvillonin politikë me profil diktatorial.

Të shihen krimet politike që kanë ndodhur në Shqipëri që më 1912. Instituti po bën transparencë për periudhën e komunizmit. Vazhdon komunisti të jetë lideri i PD. Shfrytëzohen krimet e komunizmit, për t’ju hedhur baltë partizanëve të Luftës Antifashiste”-u shpreh ndër të tjera deputeti Koçi.

petro koci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.