Leonidha Rapushi, 74-vjeç, është dënuar me 16 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Fierit.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Rapushi përfitoi uljen e dënimit në 16 vite.
Ishte nëna e vajzës së abuzuar ajo që bëri kallëzimin në polici për ngjarjen e rëndë. Pas hetimeve, Leonidha Rrapushi u arrestua nga Policia e Fierit. Ai shkonte shumë shpesh pranë shkollës së të miturës dhe e joshte atë me çokollata.
