Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dënohet me 21 vjet burg bosi i madh i drogës/ Si trafikoi 35 mln euro kokainë në Britaninë e Madhe

23:12 / March 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bosi droges
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej bosëve më të mëdhenj të drogës është dënuar me 21 vjet burg për trafikimin e 35 milionë euro për në Britaninë e madhe. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij së tij të blindur, policia i gjeti pas divanit mijëra paund cash. Thomas ‘Bomber’ Kavanagh, me origjinë nga Dublini, u përshkrua nga Agjencia Kombëtare e Krimit si kapoja më i madh i Britanisë së Madhe sa i përket krimit të organizuar Kinahan, i cili vepron në Irlandë.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka bërë të ditur se rrjeti irlandez – në të cilin ishte përfshirë edhe boksieri Daniel Kinahan, trafikonte drogë me një vlerë prej më shumë se 35 milionë euro (30 milionë paund) në Britaninë e Madhe.

Kavanagh jetonte me familjen e tij në një rezidencë luksoze të fortifikuar, me dyer të blinduara dhe xham antiplumb, në Tamworth të Staffordshire, nga ku ai drejtonte perandorinë e tij kriminale.

Kur oficerët e policisë bastisën shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi të gjerë për të çmontuar perandorinë e tij të drogës, në janar 2019, ata gjetën armë duke përfshirë thika, shkopinj bejsbolli, shpata dhe një armë të paligjshme paralizuese për të cilat Kavanagh ishte dënuar më parë me tre vjet burg. Oficerët konfiskuan gjithashtu para me vlerë rreth 35 mijë paund në prerje të ndryshme, duke përfshirë sterlina, dollarë, euro dhe dirhemë të Emirateve, të cilat ishin futur në sirtarë, çanta dhe në pjesën e pasme të jastëkëve të divanit.

Oficerët e NCA-së goditën gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e tij, kunatin e lindur në Dublin, Gary Vickery, 39 vjeç, dhe Daniel Canning, 43 vjeç, të cilët ishin pas ngarkesave të drogës me vlerë 30 milionë paund, si dhe duke shitur armë zjarri.

Kavanagh, nga Tamworth, së bashku me Canning dhe Vickery, të dy nga Solihull, West Midlands, pranuan akuzat për trafikimin e drogës së klasit A dhe B si dhe akuzat për pastrim parash. Vetë Canning pranoi se kishte armë zjarri dhe municione.

bosi britani Burg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.