Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dënohet shqiptarja që ishte pjesë e organizatës terroriste në Itali

15:23 / May 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4FDE639B 9DF8 4F1B AE0E 759B0F163F30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarja, Bleona Tafallari e cila u arrestua dy vite më parë në Itali, pasi akuzohej për vepra terroriste, është dënuar me 4 vite vite vite burg nga Apeli në Milano.

Mediat vendase shkruajnë se e reja shqiptare ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”.

Ajo ishte e martuar me Përparim Veliçin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur.

Në Shkallën e Parë, Tafallari me origjinë nga Kosova ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burg pasi akuzohej për nxitje për kryerjen e një krimi, për shkak të presionit që ushtronte ndaj disa vajzave të reja për t’u martuar me xhihadistë.

E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare (tani 21-vjeçe) Tafallari (e cila kishte jetuar më parë në Itali), kur u arrestua në Padova tha se ishte kthyer në Milano nga vëllai i saj për të rinovuar kartën e identitetit dhe për t’iu nënshtruar vaksinimit anticovid.

Hetuesit kishin gjetur disa imazhe dhe dokumente mbi terrorizmin dhe “luftën kundër të pafeve” në telefonin e shqiptares, ku përfshiheshin edhe disa udhëzime për paketimin e bombave.

Ndër fotografitë e gjetura, ishte ajo e një të porsalinduri me një armë të mbështetur në bark dhe një kapele me një shehadet (dëshmia me të cilën muslimanët deklarojnë besimin e tyre në një Zot të vetëm dhe në profetin Muhamed), me shenjën që tregon se fëmija ishte tashmë i destinuar për martirizim.

Mesazhet e saj në “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me emoj me flamurin e zi të ISIS-it dhe imazhe dhe video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.

Dhe “miqtë” e saj, të gjithë kosovarë, shfaqnin dëshirën për të luftuar në Siri. Bleona shoqërohej me vajza dhe gra, me të cilat pavarësisht moshës së saj shumë të re, nuk hezitoi t’i këshillonte, t’i bindte apo t’i qortonte, nëse nuk i zbatonin urdhëresat fetare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.