Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Denoncimi i PD-së ndaj e-Albania, reagon ashpër Dashamir Shehi: Kjo është shumë e rëndë, po bëhet si një “Big Brother”!

22:17 / April 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreu i LZHK së Dashamir Shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie.

“Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Dashamir Shehi denoncimi reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.