Në një kohë që është vendosur një bojkot total i mësimit, pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu, thotë se rektori Arben Gjata po intimidon pedagogët duke i kërcënuar se do i shkarkojë nga puna.
”Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna.
Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur.
Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja”.
