Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Denoncon babai i futbollistit të Kombëtares: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të fuqishëm! Ja statusi

18:52 / September 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ismajli festa e golit 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria pësoi një disfatë të thellë 4-1 përballë Polonisë mbrëmjen e djeshme, në një sfidë ku mbrojtja la për të dëshiruar. Djemtë kuqezi nuk ishin në formën e tyre më të mire duke pësuar gola të shmangshëm apo dhe nga gabimet të përsëritura.

Një ndër lojtarët që u shigjetua pas ndeshjes ishte dhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Ky i fundit sapo ka mbyllur një transferim tek Empoli duke u bërë shok skuadre me Nedim Bajramin, por ndeshja e djeshme nuk ishte ndër më të mirat për të.

Babai i Ardianit, Ilmi Ismajli ka denoncuar me anë të një postimi në ‘’Facebook’’ mesazhet fyese ndaj tij dhe familjes së mbrojtësit të Kombëtares pikërisht pas ndeshjes me Poloninë. Ilmi Ismajli shkruan se qëkur djali i tij vendosi të zgjedhë Shqipërinë, mesazhet fyese nuk pushojnë në drejtim të tij, madje shkruan se këto nuk e pengojnë aspak Ardianin, vetëm i japin më shumë force.

Postimi i Ilmi Ismajlit:

Te dashur vëllezër, Ne si familje dhe në veçanti Ardiani prej momentit që kemi zgjedhur Kombëtaren Shqiptare kemi kaluar periudha të vështira nga kërcënimet, fyerjet dhe etiketime më të ulëta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij dhe ende vazhdojnë. Unë besoj që kjo është e porositur edhe nga njerëz të fuqishëm.

Ne nuk kemi zgjedhë të luajmë për një shtet armik, por për nënën Shqipëri e cila është e të gjithëve ashtu siç është edhe Kosova dhe të gjitha trojet Shqiptare.

Këto veprime prej më të ulëtëve neve vetëm sa na forcojnë, për Ardianin është edhe një motiv shtesë që të punoj e të arrijë majat e futbollit botëror. Ju falënderoj të gjithëve që keni qenë pranë nesh dhe na keni përkrahur që të jemi më të fortë.

Fotoja e fundit nuk ka koment. Perpara Ardian, përpara djem shqiptar! Suksesi do të arrijë shumë shpejt vetëm të bashkuar.

Ismajli

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.