Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputetët britanikë rrëzojnë propozimin, s’do të ketë ndalim të rrjeteve sociale për nën 16 vjeç

08:44 / March 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9175
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët britanikë kanë rrëzuar një propozim për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç. Në vend të një ndalimi të plotë, Parlamenti mbështeti një plan që i jep qeverisë kompetenca për të vendosur kufizime sipas nevojës.

Propozimi ishte frymëzuar nga modeli i Australisë, e cila në fund të vitit të kaluar u bë vendi i parë që vendosi ndalim të rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç.

Nismën për ndalim e kanë mbështetur edhe figura publike, përfshirë aktorin Hugh Grant. Megjithatë, organizata për mbrojtjen e fëmijëve dhe kritikë të tjerë paralajmëruan se një ndalim i plotë mund t’i shtyjë të rinjtë drejt platformave apo faqeve më të rrezikshme në internet, ku ka më pak kontroll dhe mbrojtje..

Pas votimit, Liberal Demokratët reaguan duke thënë se  vendimi ishte dështim i papranueshëm.

Kundër ndalimit të rrjeteve sociale u shpreh babai i Molly Russell, vajzës 14-vjeçare që i dha fund jetës pasi kishte parë përmbajtje të dëmshme në internet. Ai theksoi se qeveria duhet të përqendrohet në zbatimin më të fortë të ligjeve ekzistuese.

Propozimi për ndalimin u paraqit si një amendament në projektligjin për Mirëqenien e Fëmijëve dhe Shkollat. Gjatë debatit në Parlament të hënën, ministrja e Arsimit Olivia Bailey u bëri thirrje deputetëve ta rrëzonin këtë ndryshim dhe të mbështesnin një qasje më fleksibël.

Sipas saj, disa prindër dhe organizata kërkojnë ndalim të plotë të rrjeteve sociale për nën 16 vjeç, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se një masë e tillë mund t’i çojë fëmijët drejt platformave më pak të kontrolluara ose t’i lërë të papërgatitur kur të hyjnë në botën online.

Qeveria ka nisur gjithashtu një konsultim publik për të shqyrtuar hapat e ardhshëm, përfshirë mundësinë që rrjetet sociale të kenë një moshë minimale përdorimi.

Në votimin në Parlament, 307 deputetë votuan kundër propozimit për ndalim të plotë, ndërsa 173 votuan pro. Më shumë se 100 deputetë të Partisë Laburiste abstenuan.

britanikë deputetët ndalimin propozimin rrëzojnë rrjeteve sociale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.