Pasi u penguan nga Garda që të futen në sallën ku do të mbahet Komisoni i Reformës Zgjedhore, deputetët e opozitës kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Mbledhja është ende pezull, pasi duhan të marrin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.
Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë. Në tone të larta i thonë “Hapeni rrugën”, ndërsa deputetja Albana Vokshi i kërkon dokumentin që thotë se janë të përjashtuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre. Në sallë nuk ndodhet asnjë nga anëtarët e PS-së e as Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës.