Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetët e PD debat me Peleshin: Vokshi u ndalua nga Garda të shkonte te sekretaria, të dalë jashtë gardisti

19:45 / May 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është përplasur me disa deputetë të Partisë Demokratike. Ishte Albana Vokshi, e cila i kërkoi Peleshit të nxirrte jashtë sallës punonjësit e Gardës së Republikës, pasi ky i fundit e kishte penguar deputeten të aksesonte sekretarinë në sallë, që është e pozicionuar në pjesën e sipërme pas karrigeve të ministrave.

“Aty keni vënë një punonjës të Gardës, kjo është skandaloze. Në asnjë parlament të botës nuk ka punonjës të gardës brenda në sallë. Nga kush ruheni ju kryetar, nga ne? Kur e trajtoni deputetin e opozitës si armik… Trajtojeni opozitën në mënyrë më miqësore”, tha ndër të tjera Vokshi.

Në debat është përfshirë dhe Gazment Bardhi e Gent Strazimiri, të cilët i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit që të nxjerrë jashtë Gardën. Peleshi është shprehur se të urdhërojë Gardën e Republikës, nuk është target i tij.

“Pse u kujtuat sot pas 36 vitesh, u kujtuat që të merreni me Gardën të vendosur te dalja apo hyrja e godinës, siç ka qenë historikisht. Në fakt më parë qëndronin dy gardistë aty përpara e tani nuk ka më”, tha Peleshi.

Debat Deputetet garda PD peleshin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.