Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetët e PD kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Ramës

15:33 / December 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto selia PD 21499104134
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e Sali Berishës ka depozituar një kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama.

36 deputetë të opozitës, përfshi edhe disa nga grupi i Alibeajt, kërkojnë që të verifikohet ligjshmëria e shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit nga data 10 shtator 2013 deri më 31 tetor 2022. 

Njoftimi:

Partia Demokratike depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës.

36 Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga data 10.09.2013 deri në datë 31.10.2022”.

Në kërkesë theksohet se faktet e publikuara janë tronditëse. ” Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit “charter”, pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri. Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion “charter”. Shifra e 137 udhëtimeve “charter” është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan “Air Force One”.

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi shpërdorimin e fondeve dhe parave publike nga Kryeministri, duke bërë publike mjaft shembuj konkretë të këtyre abuzimeve. Gjithashtu media investigative ka publikuar mjaft të dhëna dhe detaje rreth udhëtimeve jashtë shtetit të Kryeministrit.

PD Rama Sali Berisha udhetime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.