Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deputetët e PS heqin dorë nga gjysma e pagës: Kontribut për situatën e krijuar

15:40 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EDI RAMA MBLEDHJE GRUPI PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste heqin dorë nga gjysma e pagës dhe e vënë atë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 edhe në Shqipëri.

Grupi parlamentar e njoftoi këtë vendim sot në Konferencën e kryetarëve, ndërsa paralajmërojnë se shkresa zyrtare do të depozitohet në Kuvend.

Ndërkohë, nga dita e djeshme për 3 muaj, kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministrat, do të marrin 50 % të pagës së tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Në vendimin e marrë dje nga qeveria, përfshihen edhe nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare që do të marrin gjithashtu 50 % të pagës dhe nuk do të përfitojnë shpërblimin mujor përkatës

Përjashtim nga vendimi, i publikuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi menjëherë, për përgjysmimin e pagës bëjnë vetëm nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në vendimin e qeverisë nuk përmenden deputetët, por nisma e tyre sot për të marrë vetëm 50% të pagës, vjen si vullnet i tyre personal.

Më herët edhe Presidenti Ilir Meta deklaroi vetë se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik nga qeveria.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.