Pasditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Në Kuvend u miratuan ndryshimet në qeveri ku Olta Xhaçka u emërua me 94 vota pro si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi gjithashtu me 94 vota pro u emërua Ministër Mbrojtjeje.
Ndërkohë ajo që është vënë re gjatë kësaj seance është se shumica e deputetëve nuk zbatuan rreguallat e Covid-19. Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa deputetë nuk kishin maska, ndërsa disa të tjerë pothuasje e kanë harruar koornavirusin, pasi kanë shkëmbyer edhe përqafime me njëri-tjetrin.
Gjithashtu në sallë kishte dhe deputetë që kishin vendosur maskën por jo ashtu siç duhet pasi hundën e kishin lënë jashtë.