Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputetët “harrojnë” zgjedhësit? Zyrat e takimeve ngritur nga Kuvendi janë bosh

20:24 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zyre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të jesh deputet ke plot privilegje, por edhe angazhime ndaj zgjedhësve. Këtë javë, ishte parashikuar që parlamentaret të zhvillonin takime me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre, por realiteti tregon një tjetër gjë, zyra te mbyllura dhe deputetë me pushime.

Prej më shumë se katër vitesh, kuvendi, me mbështetjen e OSBE-së, hapi në 12 qarqe të vendit zyrat për qytetarët, një për mazhorancën dhe një për opozitën, me qëllim që shqetësimet e tyre të përcilleshin nëpërmjet institucionit dhe jo selive të partive. Por, situata në terren pasqyron një realitet tjetër nga ato në letra.

Nga një vëzhgim në zyrat e deputetëve për qarqet Shkodër dhe Korçë, situata ishte e njëjtë. Kamerat tona u kthyen në dy ditë të ndryshme të javës, por në të dyja rastet zyrat ishin bosh. As deputetë në pritje të elektoratit, dhe as qytetarë në pritje të deputetëve që i përfaqësojnë në Kuvend.

Qarku me më shumë deputetë është Tirana, e pikërisht në kryeqytet, Kuvendi nuk ka hapur asnjë zyrë pritjeje për qytetarët.

Rrjedhimisht, lind pyetja nëse java e gjelbër, është realisht një mekanizëm që deputetët të afrohen me zgjedhësit apo disa ditë me shumë pushimi për ligjvënësit shqiptarë. Të paktën kur vëzhgon zyrat në të cilat duhet të ndodhin këto takime, duket se përgjigjja anon nga kjo e dyta. Paradoksal është fakti se të hënën në sallën e Kuvendit, do të zhvillohet seanca me rend dite shqetësimet e qytetarëve.(A2)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.