Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputetët kundër marrëveshjes së sekretares që “përbuz” shqiptarët: Një investim i dështuar

13:19 / November 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 10 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, një emigrante nga India, e vendosur për të bllokuar emigrantët e paligjshëm në Angli, por sidomos emigrantët shqiptarë të cilët edhe i cilësoi si “pushtues”, firmosi marrëveshjen e bujshme me ministrin e brendshëm francez, Gerald Darmanin. Marrëveshja u firmos mëngjesin e së hënës në Paris. Deputetët konservatorë si dhe sindikatat dhe grupet për refugjatët, kanë dënuar nënshkrimin e marrëveshjes 72 milionë euroshe për të ndalur emigracionin e paligjshëm në Kanalin e La Manshit.

Natalie Elphicke dhe Tim Loughton deputetë në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur se marrëveshja është e dyshimtë pasi nuk do të frenojë plotësisht emigracionin e paligjshëm. Sipas tyre patrullat që do të vendosen në plazhet, dhe nuk do të përballojnë dot fluksin e emigrantëve të cilët shtohen çdo ditë.

“Nuk përputhet me shkallën apo urgjencën e krizës së varkave të vogla, apo me rrezikun në rritje të humbjes së jetëve me afrimin e dimrit,” është shprehur Elphicke. Sipas Loughton ka deklaruar se nuk ka asgjë në këtë marrëveshje që detyron policinë franceze të ndalojë dhe arrestojë këdo që përgjon.

Grupet e refugjatëve si dhe sindikatat kanë bërë të ditur se marrëveshja është e dështuar që në hartimin e saj, pasi oficerët nuk do të ndalin ardhjen e mijëra emigrantëve të tjerë përgjatë muajve në vijim. Para samitit të G20 kryeministri britanik Rishi Sunak u shpreh se kjo të frenojë ardhjet por është një çështje që do të kërkojë kohë dhe nuk mund të zgjidhet vetëm në një ditë të vetme.

Albanian London Suella Braverman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.