Deputeti Agron Malaj ka bërë një apel publik për të gjithë qytetarët e Matit që sot i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të Bashkisë.
“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë matjanët që votojnë për të zgjedhur drejtuesin e tyre në krye të Bashkisë. Ju ftoj të gjithëve të dilni në votime dhe të ushtroni të drejtën tuaj për zgjedhje,” shkruan Malaj në një postim në rrjete sociale.
Deputeti thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një akt qytetar që përcakton të ardhmen e komunitetit.
