Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti Alimadhi: Koronavirusi që më ra mua për pjesë mos i raftë asnjë shqiptari…jam në kërkim të jetës

21:06 / May 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1553256403 AdriatikAlimadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I shtrirë në krevat, i vetëm në dhomë, deputeti Adriatik Alimadhi ka gjetur forcën dhe të flasë për mikrofonin e Report Tv. Gjendja e tij tashmë është e mirë, koronavirusin e kaloi, por i shkaktoi probleme të shumta në mushkri, që e kanë detyruar të qëndrojë për 40 ditë në spital. Ai ka vetëm një urim: Koronavirusi që i ra atij, mos i rëntë asnjë shqiptari…teksa këmbëngulë që duhet të respektohen masat.

“Jam më mirë, duke kërkuar jetën. 40 ditë sot bëj në spital. Si ky rast nuk më ka ndodhur më para, shumë e çuditshme, gjendja e trupit tim ka qenë e mirë fizikisht, kam dashur ta përballojë, por në momentin që ai preku mushkërit, unë kam dashur që ta luftojë, që ai të mos depërtonte, po ai kërkonte që të depërtonte në organet e mia deri sa më vuri përpara. Mesazhi im është që, këshillat apo vendimet që vijnë nga institucione duhen respektuar, duhet bërë kujdes me shëndetin. COVID-i që më ra mua për pjesë mos i raftë asnjë shqiptari, asnjë njeriu në botë. Kam menduar edhe ngarkesën time psikologjike në këtë kohë. Duke qenë edhe si rast i parë publik, tashmë e kam menduar se nëse do të ndahesha nga jeta, nuk do të ishte mirë edhe për personin tim, megjithatë është një mesazh i qartë për të gjithë shqiptarët të bëjnë kujdes, të ruajnë prindërit e tyre, të ruajnë familjet, të zbatojnë rregullat, derisa të dali një ilaç për të luftuar virusin”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.