Deputeti Tomor Alizoti, duke folur për përçarjen në Partinë Demokratike, u shpreh opozita duhet të merret seriozisht me problemet e brendshme.
Në emisionin “Kjo Javë”, ai theksoi se beteja mes Bashës dhe Berishës nuk sjell asgjë për demokratët.
I pyetur për arrestimin eVangjush Dakos dhe lirimin e Saimir Tahirit, ai tha:
“Ka dy standarde, njerëz që kanë bërë krime më banale, harrohen burgjeve të Shqipërisë. Po ata janë jetimë? Kjo është fatkeqësi. SPAK godet njerëzit që janë duke rënë, por që janë në oponencë me Ramën. Ta marrim që nga Tahiri, Ahmetaj. Fillimisht sulmohen politikisht, pastaj merret SPAK.”