Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti: Amnistia fiskale nuk iu shërben emigrantëve, leku i pistë do t’i dëmtojë qytetarët e thjeshtë

19:30 / January 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashnor Sula vlerëson se qëllimi i qeverisë me amnistinë fiskale është legalizimi i parave të trafikantëve dhe hienave të administratës publike.

Sipas deputetit të PD-së, veç vjedhjes së përditshme, amnistia fiskale do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët e thjeshtë, me argumentin se leku i pistë do t’i ngrejë edhe më shumë çmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm.

Postimi:

Amnistia Fiskale për “Alda Klosë-t” e qeverisë, jo për emigrantët.
Projekti i qeverisë për Amnistinë Fiskale nuk i shërben aspak emigrantëve shqiptarë që kanë punuar me ndershmëri në një vend të huaj, por kërkohet me ngulm nga kjo mazhorancë për të legalizuar paratë e Alda Klosit, dhe të tjerëve si ajo në qeveri dhe në administratën e kësaj mazhorance.

Insistimi i dy ministrave sot edhe pas skandalit me ish-drejtoreshën e koncesioneve është tregues i qartë i qëllimit real i qeverisë për amnistinë fiskale.

Shqiptarët që kanë emigruar që nga vitet 90 në vendet e huaja, janë integruar, kanë marrë edhe banesa, janë shkolluar dhe nuk kanë para të jashtëligjshme.

Para të pa deklaruara kanë trafikantët dhe hienat në administratës publike që grabisin qytetarët shqiptarë çdo ditë.

Veç vjedhjes së përditshme, amnistia fiskale do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët e thjeshtë sepse leku i pisët do i ngrejë edhe më shumë çmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm.

Për më tepër Amnistia Fiskale është 180 gradë në drejtim të kundërt me politikat dhe orientimin e Bashkimit Evropian.

Qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga BE, ndaj edhe qeveria duhet të heq dorë nga nismat e saj për të forcuar bandat dhe ta largojë vendin nga BE.

amnistia fiskale dashnor sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.