Deputeti Luan Baçi në një intervistë për Euronews Albania, komentoi situatën në opozitë.
Ai theksoi se nëse mazhoranca nuk do ua hiqte të drejtën që ua jepte Kushtetuta, dhe Rregullorja, nuk do të kishte problematika të tilla në Kuvend nga ana e opozitës.
Më tej ai tha se kanë marrëdhënie me ambasadorët ndërsa theksoi se brenda një partie ka gjithmonë debate por ama ka dhe zgjidhje.
“Sot nuk ndodhi asgjë më shumë dhe asgjë më tepër se çfarë ka ndodhur në çdo seancë parlamentare në këto muajt e fundit që kur opozita ka kundërshtuar sjelljen arrogante të mazhorancës. Nëse mazhoranca nuk do na hiqte të drejtën që ne na jep Kushtetuta, dhe Rregullorja, nuk do të kishte problematika të tilla.
Kemi marrëdhënie me të gjithë ambasadorët. Janë bërë me dije. Gjithmonë ka problematika në jetën e brendshme të një partie politike. Gjithmonë ka problematike, ka zhvillime debate, argumente pro dhe kundër. Në fund ka një vendim që merret mbi bazën e votës dhe të shumicës të atij subjekti, të asaj strukture dhe që këtu mbaron dhe debati”-tha ai.