Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti demokrat: Begajn e respektoj, është i urtë, por PS po bën “pis” kandidatin për President

17:34 / June 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 dash sula ok 229
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula edhe pse e vlerëson figurën e Bajram Begajt, shprehet se nuk do ta mbështesë në votimin në Kuvend për t’u bërë President.

“Mazhoranca bën pisë kandidatin për president Bajram Begaj. Shqipëria ka pafundësisht individë të ndershëm e të denjë për tu bërë kryetar i shtetit. Kandidat potencial ka nga të djathtët, të majtët apo jashtë politikës, profesionistë të arrirë.

I tillë është edhe Gjeneral Bajram Begaj. Një njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur. Mjek, Profesor i Asociuar. Njeri me ambicie që i ka ngjitur shkallët e karrierës me radhë. Gjeneral që ka ditur të ruaj e respektojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë këndvështrim, vendosja në krye të Presidencës një president me formim ushtarak është me rëndësi. Kryetari i Shtetit është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe i shkon çdo informacion lidhur me FA. Kujtojmë që po jetojmë në një kohë kur Rusia prej më shumë se tri muajsh sulmon çdo ditë barbarisht për të pushtuar Ukrainën. Ballkani mbetet ende një “fuçi baruti”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO i japin një rëndësi të veçantë Shqipërisë ku po ndërtohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Kjo na imponon të jemi seriozë dhe të besuar me partnerët tanë. Rol në këtë marrëdhënie luan edhe Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Por kjo mazhorancë e bën pis emrin e Gjeneralit. Partia Socialiste nuk respektoi marrëveshjen e arritur në sy të të gjithë shqiptarëve për të patur një kandidat konsensual. Presidenti sipas Kushtetutës është përfaqësues i unitetit të popullit dhe qëndron mbi palët politike.

Ndaj është domosdoshmëri që kryetari i shtetit të jetë konsensual. Mazhoranca e cila është mësuar ti zaptojë të gjithë pushtetet, refuzoi të kishim një propozim të përbashkët. Gjenerali do të ket respektin tim, mbase dhe të gjithë opozitës por ne nuk mund të legjitimojmë sjelljen autoritare të kësaj mazhorance” shkruan ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim

19:20 / October 9, 2026

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.