Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti i kërkon llogari, ministri grek: Presim sqarime nga Shqipëria se si u vra Kaçifas

17:33 / November 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kacifas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Jashtme greke deklaron se çështja e rrethanave të vrasjes së minoritarit Konstandinos Kaçifas është në qendër të vëmendjes. Përgjigja e ministrisë së Jashtme greke që drejtohet nga Dendias, erdhi pas kërkesës së një deputeti të shumicës qeverisëse, Maximus Charakopoulos.

Deputeti i partisë në pushtet dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike, Rendin Publik i paraqiti një kërkesë me disa pyetje mbi këtë temë.

“Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë pengimin dhe sqarimin e rrethanave të vrasjes së Kacifas. Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës.

irana duhet të kuptojë që procesi i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të  drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke” shkruante ndër të tjera deputeti.

Në përgjigjen e tij, ministri Dendias thekson se “që nga tetori 2018 ka monitoruar nga afër çështjen dhe duke e ngritur atë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ishte e qartë se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit për këtë çështje.

Ky është një kusht i domosdoshëm për të rivendosur ndjenjën e tronditur, ndërsa do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona dypalëshe me Tiranën.

Sqarimi i plotë i kësaj çështje lidhet drejtpërdrejt me funksionimin efektiv të shtetit ligjor në vendin fqinj, i cili është një faktor vendimtar në procesin e tij të pranimit” ishte ky reagimi i ministrisë së Jashtme greke. Konstandinos Kaçifas u ekzekutua dy vite më parë në Bularat në një përplasje me RENEA-n, pasi hapi zjarr kundër efektivëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026

“Pasqyra Albania” bëhet platformë kombëtare për transparencën, qytetarët do të ndjekin ankesat dhe projektet publike

17:51 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.