Personi që shfaqet në video teksa shërben në një restorant nuk është kamerieri, por është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dashnor Sula.
I zhveshur nga kostumi i zyrtarit, Sula shfaqet në pamje teksa shërben në restorantin e tij.
Sula deputet i PD, i zonës së Peqinit njihet edhe për qëndrimet e tij ndryshe në parlament. Opinion.al sjell në vëmendje një nga deklaratat e tij, kur në Kuvend u shfaq me një shportë ushqimesh. Kjo paraqitje e tij erdhi në shenjë proteste ndaj çmimeve të larta të ushqimeve.
“Kjo është një shportë e cila çdo familje shqiptare përballet për tu ushqyer. Unë kam vajtur kam marrë produktet e shportës vaj, sheqer, oriz, makarona, djath, bukën e bëhet fjalë për çmimet dysheme më të ulëta pasi kam kontrolluar në gjithë supermarketet, aty ku janë çmimet më të ulëta keto bëjnë 30 mijë lekë të vjetra.
