Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Deputeti i PD: Dal në protestë edhe nëse e thërret Erjon Braçe

14:37 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sula Brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat teksa në 10 vite është dyfishuar numri i makinave të përdorura, ndërkohë që importi i naftës është ulur.

Duke folur në rubrikën “Opinion” ai komentoi edhe protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se do të bashkohet në aksionin opozitar edhe në shtator.

Pse e keni bërë tani këtë investigim?

Gjatë këtyre muajve duke pasur parasysh rritjen e çmimit të naftës, një shurdhëri nga ana e qeverisë dhe argumente të pabaza nga ministria e Financave, rezultoi se shteti pasurohet përditë, ndërkohë që qytetarët varfërohen. Nga viti 2011 deri në 2021 pra në 10 vite kemi gati 2 fishim të numrit të makinave, ndërkohë që importi i karburantit rezulton të jetë në sasi më të vogël se përpara 10 vitesh. Nuk ka logjikë ekonomike të ndodhë kjo. Kjo tregon që ka dy rrugë: ose bëhet kontrabandë e drejtëpërdrejtë, ose këtu përdoret nafta e prodhuar nga Albpetrol.

Njerëzit u ngritën me sloganin e Berishës në 7 korrik. Çfarë mendimi keni për këtë protestë?

Qytetarëve u ka vajtur laku në fyt. Më vjen mirë që edhe Berisha nuk e kapitalizuar këtë protestë. Kam takuar njerëz që i njoh dhe nuk janë votues të djathtë dhe ishin në protestë. Kam parë gra shtatëzëna, kam parë invalidë me karrocë.

Ishte protestë ekonomike, apo politike?

Është më shumë ekonomike. Ishte një çast kulminant sepse të gjithë jemi familjarë dhe shohim se sa blejmë në market.

Vendi ka nevojë për të tilla protesta? Berisha ka paralajmëruar protesta masive në vjeshtë. Jeni dakord me këtë aksion?

Pa diskutim. Kolegëve të PD që më thonë “I je bashkuar Berishës” i kam thënë “edhe Braçe ta thërrasë protestën”, do jem aty. Si mund të dalë ministrja e Financave që thotë janë 500 kompani që bëjnë evazion, por nuk i bllokojmë dot. Këta nuk të lënë të bësh biznes po nuk pagove një taksë bashkie. Nuk e di si mund ta thonë këtë.

Berisha tha se ka një betejë për jetë a vdekje për votën e lirë. E besoni?

Unë nuk ndaj të njëjtën qasje për funksionimin e PD-së me Berishën. Vazhdoj ti mbetem këtij mendimi. Sa të jem në politikë, unë do jem në krah të demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë. Unë nuk kam kundërshtar Berishën, por sjam dakord me mënyrën se si u bë organizimi i PD-së nga degët deri lart.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.