Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kritikuar kandidatin e PBDNJ-së për Bashkinë Himarë, Alfred Bejerin, i cili mbështetet dhe nga Rithemelimi i Berishës.
Çollaku shkruan se Bejeri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit, duke përdorur për fushatë, flamurin e vorio epirit. Përmes një postimi në Facebook, ai u kërkoi demokratëve të mos e votonjnë, duke shtuar se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit.

