Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti i PD-së tregon paktin e fshehtë që u bë në 2013 mes Ilir Metës dhe Sali Berishës: Ne lamë pushtetin dhe asnjë ish-ministër nuk u arrestua

15:35 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se politikanët që kanë drejtuar vendin këto 30 vite kanë përgjegjësi për gjendjen ku është sot Shqipëria.

Duke folur në një intervistë në Vizion Plus ai tha se në vitin 2013 të gjithë e kuptuan që Berisha dhe Rama kishin një pakt që përfshiu edhe kreun e LSI-së në atë kohë Ilir Meta i cili la qeverinë për tu bashkuar me Partinë Socialiste.

“A kam unë rezerva për Sali Berishën? Pa diskutim shumë. Kam qasje të ndryshme për mënyrën se si është drejtuar PD-ja, apo si u bënë tani lëvizjet e Foltores. Nuk jam dakord me tezat e tyre, por jam opozitar dhe duhet të jemi të gjithë në protesta. Kam rezerva edhe për Ilir Metën. Këta që kanë drejtuar politikën shqiptare këto vite kanë përgjegjësitë e tyre. Është faji i Ilir Metës dhe i Berishës për marrëveshjen e 1 prillit. Ishim në Parlament të gjithë në fund të marsit, të gjithë ishin të qeshur kur papritur iku Ilir Meta në 1 prill. Budalla unë nuk jam. Unë e kuptoj se si lëvizin gjërat. Dhe çfarë ndodhi? Pas 2013 më gjej një dosje të një ish ministri tonit që të shkonte para drejtësisë për korrupsion? Ndodhi sepse ka marrëveshje”, tha Sula.

I pyetur nëse mund të bashkohet Partia Demokratike, ai u shpreh pesimist teksa u shpreh se secili duhet të lëshojë pak nga vetja nëse e do me të vërtetë bashkimin.

“Nuk mund të vijë një grup dhe ti marrë të gjitha. Këta i duan të gjitha. Nëse nuk ftillohen, nëse nuk lëshojnë nga vetja, nuk ka pajtim. Nuk e kam fare merak jam apo nuk jam në politikë pas 3 viteve, por sa të jemi bashkë si grup parlamentar do të vazhdojmë. Ne kemi shumë pak gjynahe. Këta qeveritarë sot apo disa ministra tanët dje nuk ka burg që i mban sepse aq gjynahe kanë saqë edhe burgu nuk i pranon dot”, theksoi më tej deputeti demokrat.

Berisha Deputeti i PD-së Meta Rama sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.