Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Deputeti i PS kundër qeverisë për rritjes së akcizës së birrës

11:41 / October 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5454578745 770x411 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër projektligjit të qeverisë për rritjen e akcizës së birrës.

Në Komisionin e Ekonomisë ai deklaroi se biznesi i birrës është i vetmi që lëshon pullë fiskale, përveç akcizës, duke thënë se kjo e bën të pamundur që të bëjë fshehje të ardhurash.

“Akciza e birrës do të rritet për 5 vjet, keni parashikuar që në 2027 ajo të shkojë në shifrat 710 leke për hektolitër. Në relacionin e sotëm unë nuk shikoj asnjë gjë të tille të parashikuar sesi do të përshkallëzohet rritja e akcizës së birrës.

Çfarë ka menduar MF për këtë shkallëzim të rritjes së akcizës së birrës për prodhues vendas dhe ata me nën 200 mijë hektolitra në vit.

Sipas këtij propozimi parashikohet te mos aplikohet një shkallë e nivelit të akcizës, sipas direktivës 92-94 vendet anëtare u lejohet te aplikojnë një normë.

Vetë direktiva parashikon që të kemi një akcizë të diferencuar të prodhuesve të birrës. Kam informacion vendet e komunitetit, kane akcizë të diferencuar me birrën e importit. Si do ta marrim direktivën e Europës ashtu siç e thoni ju apo ashtu siç thonë bizneset e birrës të cilët thonë që kjo direktive bën diferencimin.

Nuk e di nëse keni bërë ndonjë analizë çfarë do ndodhë me biznesin vendas të prodhimit të birrës, i vetmi biznes që vendos pullë fiskale mbi birrën, veç akcizës, nuk e kuptoj si ka mundësi që tatimet të ngrejë probleme se ka të fshehur të ardhura nga birra, kur është me pullë fiskale dhe s’ka shanse të shitet jashtë prodhimit, dua një informacion më të zgjedhur”, tha ai.

akciza vulnet sina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.