Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti i Vetëvendosjes: Kush kërcënon për luftë ta dijë se do ketë punë me gjithë shqiptarët

15:14 / February 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Deputeti i Levizjes Vetevendosje Arber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Kosovës se “kush kërcënon për luftë, duhet ta dijë se do ketë punë me gjithë shqiptarët” teksa po fliste me pasion kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Serbia sot synon të fitojë favore duke kërcënuar me eskalim të situatës dhe me luftë. Kushdo që flet lirshëm për luftë, duhet të dijë se nuk jemi në vitin 1998.

Asokohe Shqipëria ishte e dobët dhe shqiptarët atje ishin të lodhur dhe të varfër. Shqiptarët e Maqedonisë ishin të shtypur e të heshtur”, argumentoi Rexhaj.

Ai dënoni ashpër retorikën e zyrtarëve serbë gjatë “krizës së barrikadave” në pjesën veriore të Kosovës duke thënë se “nëse Beogradi mendon se veç ata dinë të krijojnë tensione – gabohen”.

Sipas tij, arkitektura gjeopolitike që prej viteve të ’90 ka ndryshuar dhe aktualisht shqiptarët në rajon janë më të fortë se asnjëherë më parë përgjatë historisë ndërsa shtoi se “Beogradi duhet ta dijë se ka reciprocitet edhe në tensione”.

“Sot Shqipëria është në NATO ndërsa atje shqiptarët kanë ndjenja të forta krenarie kombëtare. Shqiptarët në Maqedoni janë faktorë real dhe janë shumë mirë të organizuar”, tha Rexhaj.

“Në Serbi janë më shumë se 100 mijë shqiptarë, të cilët përballen me spastrim etnik, represion dhe dhunë sistemëtike – edhe ata mund ta përdorin të njëjtën, edhe pse si popull jemi paqedashës”, shtoi ai.

Ai tha se në një situatë hipotetike, edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc mund të ngrisin barrikada sikurse bën serbët në veri muaj më parë.

Arbër Rexhaj Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.