Është kthyer në komike situata në kampin blu. Debati tani është për kryetarin e grupit parlamentar, ku Lulzim Basha delegoi Flutura Açkës në këtë post, dhe deputeti Saimir Korreshi ironizon situatën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte Açkën. Por deputeti Saimir Korreshi kishte përgatitur edhe vetë një dokument.
Përmes kësaj shkrese, Korreshi vetëshpallet kryetar grupi, ndërsa thekson se ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë. Pavarësisht faktit se ai ia kishte dorëzuar Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi që ta lexonte shkresën ironizuese të Korreshit.

