Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Petrit Vasili nuk përmbahet ndaj Ramës: Është si qentë e rrugës

17:57 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto petrit vasili41661793744
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama pas zotimeve të tij për rritje pagash dhe pensionesh.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë së Lirisë shprehet se Rama po gënjen dhe po mashtron qytetarët me premtime që nuk i mban.

“Edvini si qentë e rrugës që lehin nga frika, i trembur nga humbja zgjedhore, po lëshohet nëpër gënjeshtra për rritje pagash e pensionesh.

Edvini, që sot ulërin, nuk e ka pranuar rritjen e rrogave çdo vit sipas inflacionit, që Partia e Lirisë e ka kërkuar me projektligj në Parlament në shtator. Prandaj nuk ka asnjë seriozitet tani kur po mjaullin për gjoja rritje rrogash.

Sa më e madhe humbja që e pret, aq më të trasha i ka mashtrimet Ramë mashtruesi.

Ky i mjerë kujton se shqiptarët nuk i kuptojnë gënjeshtrat e tij të trasha, që po i lëshon shpejt e shpejt brenda pak ditëve, vetëm nga frika e humbjes.

Ky budalla kujton se shqiptarët i kanë harruar tonelatat e mashtrimeve me legalizimet, me shëndetësi falas, me ujë 24 orë, me vaditje anë e mbanë në bujqësi e qindra gënjeshtra të tjera që ka vjellë pa pushim.

Hidhu dhe perdridhu sa të duash Edvin, por në 14 maj ti e di mirë që nuk të fal asnjëri për shkretimin dhe shpopullimin e Shqipërisë.

Edvin në 14 maj fundin e ke të paralajmëruar se nuk ka shqiptar, që voton më hajdutët dhe të korruptuarit e tu me nga dhjetë emra nëpër bashki.

Ndaj Edvin bëhu gati, se ne premtimet i mbajmë dhe nuk ke nga ja mban, fatin për në qeli e ke”, shkruan Vasili.

Edi Rama Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.