Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Deputeti që duam” në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

23:25 / June 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lidhja1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 10 Qershor 1878, në Prizren u mbajt ajo që sot në histori njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Rreziku që i kanosej Shqipërisë asokohe ishte aq i madh, sa diskutohej që pas Traktatit të Shën Stefanit, më 3 Mars 1878, vihej në pikëpyetje dhe vetë ekzistenca e një territori me emrin Shqipëri.

16 të rinj dhe të reja të dalë nga platforma “Deputeti që Duam”, e nxitur dhe e formuar nga Partia Socialiste edhe përmes Akademisë Politike, u vetëorganizuan për të ndërmarrë një nismë aspak të zakontë në ditët e sotme. U bënë bashkë dhe vendosën që të përkujtonin këtë datë historike që botimet enciklopedike e kanë lënë gjithnjë e më shumë në harresë, ndërkohë që gjithnjë e më pak të tilla momente jubilare tërheqin vëmendjen e të rinjve.

Grupi i të rinjve i përbërë nga Andi Shkira, Daniel Garunja, Alfred Muharremi, Alba Bazaiti, Oresti Felahu, Helena Halilaj, Zhyljen Sava, Adelina Laci, Rozana Bela, Viola Eski, Arber Arapi, Kejda Ferra, Xhemelinda Sala, Ajlin Alfredaj, Agron Hasanaj, Lindita Barçi, vendosën të udhëtojnë drejt Prizrenit.

Vizitën e ndante vetëm kufiri ndoshta më i çuditshëm ndër të gjithë kufijtë. Gjithçka tjetër në këtë vizitë nuk kishte kufij. Grupi i të rinjve nga Shqipëria u prit në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së për Prizrenin, Burim Shala, i cili u kujdes deri në detaje për të gjithë mbarëvajtjen e vizitës. Pritja zyrtare u zhvillua nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit z.Sulltan Badallaj dhe asambleistit të PDK Shkodran Kryeziu, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit. U diskutua mbi rëndësinë historike të kësaj date kaq të rëndësishme si dhe mbi axhendën politike të dy vendeve respektive, në funksion të integrimit.

Më tej, vizita vijoi drejt Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku nën kujdesin e Parim Kosova, u zhvillua një tur në të gjitha ambientet e brendshme të kësaj shtëpie që dikur ka shërbyer si godina ku është mbledhur qeveria dhe organizimi i parë modern i shtetit shqiptar.

Në përfundim, vizita zyrtare u përmbyll me takimin brenda ambjenteve të Universitetit të Prizrenit, ku të rinjtë nga Shqipëria u pritën nga Përparim Avdulla, Nehat Gashi dhe Milot Krasniqi. Duke qenë se disa nga të rintë janë pjesë e stafeve akademike, qasja e kësaj vizite ishte vlerë e shtuar e axhendës, teksa u diskutua për metodat dhe kurrikullat e programeve respektive.

deputeti Prizren qe duam
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.