Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deputeti Shameti: Pas dy ditësh prezantojmë në Kuvend nismën për ndryshimin e betimit të magjistratëve për të “shmangur” Metën

23:55 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Komisionit të Ligjeve Adnor Shametaj ka deklaruar në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” se pas dy ditësh do të propozojë në këtë komision nismën për zhbllokimin e betimit të magjistratëve. Shameti tha se sipas propozimit të tij, betimi i magjsitratëve në rast refuzimi nga ana e presidentit do të bëhet me shkrim.

“Jo më vonë se pasnesër në Komisionin e Ligjeve shqyrtojmë nisëm tjetër ku iniciues jam unë bashkë me Hysenin dhe Lekën me dy ndërhyrje. E para është zgjidhja e ngërçit zhbllokues për betimin e magjistratëve para presidentit.

Zgjidhja është në disa plane. Prokurori i Përgjithshëm e bën betimin para parlamentit, por ne propozojmë që ta bëjë para trupës gjyqësore ose me akt të shkruar. Në kushtet e mungesës së vullnetit nga ana e presidentit të ketë elementë zhbllokues. Nëse presidenti nuk e ushtron të drejtën për të organizuar ceremoninë e betimit, ai mund ta bëjë me shkrim dhe kjo të konsiderohet si akti i betimit”, deklaroi Shameti.

Përplasja institucionale me presidencës dhe mazhorancën në Kuvend lidhur me emërimin e Arta Vorpsit në “Kushtetuese”, bëri që kjo e fundit të shohë nevojën për të marrë  masa të tjera ligjore apo mekanizma zhbllokues për situata të ngjashme si ajo me Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj.

Shameti përmendi edhe nismën e dytë që do të prezantohet në Komisionin e Ligjeve pas dy ditësh, të quajtur si Anti-KÇK-ja e dytë.

“E dyta ka të bëjë me miratimin e strukturës së ILD-së. E reja që ne kemi kërkuar ka të bëjë me atë që për një periudhë tranzitore 6-mujore derisa të formohet struktura e ILD-së ta ketë KLP dhe KLGJ përmes magjistratëve të caktuar nga ana e tyre. Si dhe pezullimin e një magjistrati brenda 3 ditësh kur kapet me probleme. E reja është masa e pezullimit të menjëhershëm të magjistratit”, tha Shameti

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.