Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deputeti socialist Bare feston 65-vjetorin, urimi i ndjerë i Xhafajt

18:05 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhafaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Fatmir Xhafaj i ka përcjellë një urim mjaft të ndjerë kolegut të tij socialist Besnik Bare i cili sot feston ditëlindjen e tij të 65-të.

Përmes një postimi të dedikuar në rrjetin social Twitter, ndër të tjera Xhafaj shkruan se zëri qytetar i Besnikut në foltore nuk do t’i mungojë veç Kuvendit të Republikës por edhe çdo socialisti e qytetari që tek ai si politikan gjente mbështetje, besim dhe përkushtim përtej dritave të kamerave.

Postimi i plotë:

“Nëse ndonjë grup studiuesish do të zhvillonte ndonjë analizë për emrin “Besnik”, unë do t’i rekomandoja të ndaleshin te virtytet e një njeriu që e përfaqëson denjësisht këtë emër.
Ai është një burrë i qetë, një njeri i arsyeshëm dhe një nga ata politikanë që aktivitetin e tij e ka rrotulluar rreth një boshti të vyer parimesh.
E kam fjalën për Besnik Baren, mikun e vjetër socialist me të cilin kam ndarë vite të tëra sakrifica, sfida e fitore në emër të idealeve të përbashkëta nga të cilat shpërblimi më i madh ka qenë ndërgjegjja e pastër.
Sot, ai feston 65 vjetorin dhe bashkërisht le t’i urojmë plot 100 vite jetë mbarësi, shëndet të plotë dhe sukses.
Kjo ditëlindje e gjen atë jashtë politikës aktive ku përmbylli aktivitetin e tij si një vepër ku ke çfarë të kujtosh dhe krenohesh nga politikat e ndërmarra mjedisore te ato arsimore, studentore, etj.
Zëri qytetar i Besnikut në foltore nuk do t’i mungojë veç Kuvendit të Republikës por edhe çdo socialisti e qytetari që tek ai si politikan gjente mbështetje, besim dhe përkushtim përtej dritave të kamerave.
Gëzuar ditëlindjen Besnik, mirënjohje si politikan, si mik dhe si qytetar që dinjitetin ke pasurinë më të madhe!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.