Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ilir Metaj tha nëEuronews Albania se kryetari aktual i bashkisë Vlorë, Dritan Leli nuk ka qenë në gjendje të bashkërendonte punën me qeverisjen qendrore.
Sipas tij, qeveria socialiste ka bërë investime të shkëlqyera në Vlorë, që nuk janë ndjekur siç duhet nga qeverisja lokale.
“Si qytetar i Vlorës nga ku nuk jam shkëputur asnjëherë kam vënë re që investimeve të shkëlqyera që qeverisja e PS ka bërë në Vlorë nuk është mundur t’i bashkërendohet e njëjta punë nga qeverisja vendore, qoftë në mirëmbajtje, pastrim, gjelbërim, promovim. Qeverisja vendore ka detyrimin që në raste të caktuara të jetë edhe ajo e ndjekura në projekte të caktuara në bashkinë që drejton. Qeverisja vendore e Vlorës ka pasur ngërçe për të qenë një ndjekëse e mirë, por ka pasur probleme të theksuara për të qenë dhe një e ndjekur e mirë”, tha Metaj.
