Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së

23:01 / June 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion malaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se aktiviteti që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk është organizuar si kundërpërgjigje ndaj protestës së opozitës. I ftuar në emisionin “Now”, Malaj tha se data e aktivitetit është përcaktuar shumë kohë përpara nisjes së protestave.

Sipas tij, drejtuesit politikë të PS-së e kanë vendosur që mbyllja e festimeve për 35-vjetorin të zhvillohet më 12 qershor, në një mbledhje të mbajtur rreth një muaj e gjysmë më parë. Deputeti socialist theksoi se kjo datë përkon pikërisht me ditën e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ndaj zgjedhja e saj nuk lidhet me zhvillimet e fundit politike.

Malaj nënvizoi se aktiviteti i PS-së është një festë e planifikuar më herët dhe jo një “antimiting”.

“Tani po ju jap një përgjigje të drejtpërdrejtë. Duke qenë se data 12 qershor është ekzaktësisht data e themelimit të Partisë Socialiste dhe që mbyllja e të gjithë festimeve të 35-vjetorit do të bëhej më 12 qershor, ne e kemi caktuar këtë me të gjithë drejtuesit politikë në një mbledhje, në mos gaboj, para një muaji e gjysmë. Ne nesër nuk kemi një antimiting, por kemi një festë që e kemi planifikuar para një muaji e gjysmë. Datën 12 qershor e kemi caktuar shumë kohë më parë dhe kjo përkon me datën e themelimit të Partisë Socialiste. Nuk bëjmë antimiting. I kemi lënë të gjithë qytetarët në të drejtën e tyre për të protestuar”, tha Malaj.

deputeti Erion Malaj festa miting PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.