Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi në Kuvend se Reforma në Drejtësi nuk u miratua falë mazhorancës, por për shkak të ultimatumit të vendosur nga SHBA.
“Fat i madh është që Reforma në Drejtësi është për shkak të SHBA. U vutë në rresht për ta miratuar pasi nuk latë gjë pa bërë në dy krahët për ta penguar. Mos u mburrni këtu duke thënë që Reforma në Drejtësi është meritë e SHBA”, deklaroi ai.
Sipas tij, korrupsioni në qeveri arrin në nivele më të larta duke marrë si shembull rastet e arrestimet të sekretarëve të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Financave.
“Altin Dumani është shpresa e fundit për SPAK që të vërë para përgjegjësisë politikanët e korruptuar. A është e besueshme që sekretari i përgjithshëm i MF, sekretarja e MSH, që është njeriu më i afër i ministrit të bëjë me kokën e tij dhe sot janë në SPAK të arrestuar. Do të thotë që pranë organeve të qeverisë dhe ministrive korrupsioni arrin në nivelet më të larta. Nuk ka kriminel të krimit të organizuar të mos ketë mbështetje politike. Është trinomi, politikan, krimi i organizuar dhe biznes.”
