Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti “zbërthen” prapaskenat e përplasjes për kreun e SPAK: Rama i çoi mesazh KLP-së kur tha që Kim do largohet

21:34 / December 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kim 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK dhe proçesin pas kësaj zgjedhjeje, teksa ka thënë se gara për këtë institucion ka qenë një përplasje mes modelesh e jo merash, më konkretisht i modelit amerikan dhe atij autokrat të kryeministrit Rama.

Ai shtoi se Rama i çoi një mesazh anëtarëve të KLP-së duke i thënë që ambasadorja amerikane Kim do të largohej pasi kishin nisur proçedurat për zëvendësimin e saj.

“Nuk ishte përplasje mes Ramës dhe Yuri Kim por përplasje mes modeleve të institucioneve, ambasada shpreh politikën e DASH dhe ishte aty për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, ndërsa Rama mbronte modelin autokratik. Përplasja ka qenë mes modeleve, jo emrave. Për interes të publikut kanë qenë 2 raste ku ambasada ka marrë pjesë në 2 procese. Kanë shkuar në zgjedhjet për komunitetin mysliman në Shqipëri për të frenuar frymën e Erdoganit dhe këtë herë për të ndaluar modelin e Ramës.

Shkaku është lufta karshi korrupsionit por përplasja ka filluar në 31 gusht të këtij viti, me largimin e drejtorit të policisë Gledis Nano. SHBA tha që ai ishte një partner i rëndësishëm i tyre. Më pas kishim 22 nëntorin, e vetmja ndërhyrje që ka bërë kryeministri është ajo e datës 7 dhjetor kur tha që ambasadores i kanë filluar procedurat për largim. Kjo është skandal më vete, ajo donte t’i jepte mesazh KLP-së që kjo ka ikur. Kur ajo tha që është këtu edhe për ca kohë ishte DASH që po fliste.

Nga 2016-2021 ka qenë një debat që ngarkonte opozitën për refuzim të reformës në drejtësi, sot është mazhoranca ajo që e ndalon reformën në drejtësi. Ti shkarkon një partner të fortë të tyre, çfarë pret? Ambasadorja i ka dhënë mesazh qeverisë që edhe nderi ka fat”, tha ai.

Edi Rama Ferdinand Xhaferaj Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.