Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja Açka: Tiranë të vranë të njëjtët tiranë, sot është një qytet i pajetueshëm

11:04 / August 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Flutura Açka thotë se Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilësia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetës kolektive dhe nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë. “Tiranë të vranë të njëjtët tiranë. Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtën shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Shkrimi i plotë

Tiranë të vranë të njëjtët tiranë. Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.

Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bējnē krimin mē të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj. Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.

Kjo – banka në duart tē klubit të barsetave është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë. Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.

366518543 667018358813364 5491401613161178536 n
366563276 667029188812281 253037646256343340 n

Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.