Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deputetja britanike Kearns: Perëndimi po gabon me Serbinë, ndaj të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

12:22 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alicia Kearns1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja britanike Alicia Kearns, e cila është e përfshirë në jetën politike të Kosovës, deklaroi së fundmi se duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj Prishtinës zyrtare, teksa edhe ka kritikuar ndërkombëtarët për qasjen e butë ndaj Serbisë. Në një intervistë për Financial Times, Kearns ka thënë se përplasja shqetësuese midis Kosovës dhe Serbisë i detyrohet pjesërisht Perëndimit, të cilët sipas saj, po dështojnë të tregojnë se kanë ‘një shtyllë kurrizore’.

“Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë kurrizore dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi pasur prioritetin e plotë se si të mos e shqetësonim apo acaronim Rusinë, në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”, tha Kearns.

Kearns ka folur edhe për armatimin e sekuestruar nga bandat kriminale të veriut që ka parë në Kosovë, e për çka ishte zëri i parë ndërkombëtar që alarmoi për armatimin serb që po bartej me autoambulanca nëpër kishat ortodokse serbe.

“Armët po hynin nga Serbia nëpërmjet autoambulancave, në Kosovë dhe po mbaheshin nëpër kisha. Dhe çka kemi parë? Armatim që qartë vinte nga Serbia. Dy nga terroristët e vrarë në ditën e sulmit ishin shoferë ambulance. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, tha Kearns.

Deputetja britanike ka thënë se ato që ka parë kanë dëshmuar se s’bëhet fjalë për grupim rastësor, teksa për akuzat e saj, Vuçiqi ka kërkuar të nisen hetime. Ajo ka thënë se veprimi i Vuçiqit reflekton pasigurinë e tij për deklaratat e saj. Kearns ka alarmuar se situata mbetet e tensionuar.

“Nuk ka shenja që grupet e organizuara kriminale në Kosovë janë ndalur. Nuk ka shenjë nga ana e Serbisë se ka reduktuar ëndrrat e saj në Kosovë. Sistemi ndërkombëtar ishte bashkëfajtor në pretendimin se s’ka grupe të organizuara kriminale përreth Kosovës”, tha Kearns.

Kearns ka alarmuar se Perëndimi duhet t’i përdorë më shumë provat që i ka dhe të veprojë kundër rrjetit të kontrabandës së armëve. “Komuniteti ndërkombëtar ka pasur dëshmi dhe ka mundësi që t’i lëshojë disa. Problemi është qetësimi i Beogradit”, tha Kearns. Ajo po ashtu ka kërkuar që Perëndimi të bëjë presion mbi Beogradin. “S’mund ta pranojmë premisën që Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund t’i braktisë aspiratat për integrim të plotë perëndimor”, tha Kearns.

alicia kearns
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.