Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja e PD takon Leka Zogun: Djalosh i hijshëm dhe i mençur! I dhemb shumë Atdheu! Me të kujtova gjyshin tim që ishte gardist i mbretit

21:13 / July 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leka zogu acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka treguar se ka takuar princ Leka Zogun ku ka shkëmbyer disa biseda që e kanë frymëzuar.

Teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale, Flutura Açka thotë se ‘princi është një patriot i madh që i dhemb atdheu’. Më tej Açka shkruan se: “kafen me të e piva edhe në kujtim të tim gjyshi, i cili ka shërbyer në gardën e Mbretit Zog.”

“Një kafe me Princ Lekën! Djaloshi i hijshëm, i qetë, i mençur e me një politesë të pazakontë, të cilin e kam njohur shumë vite më parë, është sot një burrë i matur, dhe padyshim, një patriot që i dhemb Atdheu.

Me Princ Lekën mund të flasësh për të gjitha temat, pasi është përbashkues dhe jo ndarës, është i tërhequr dhe jo sulmues, është i dijshëm por jo akaparues i bisedës, pra gjithçka të asaj që do të admiroja te një figurë që ka vendosur të rrijë përtej palëve.

Bindja ime e parë, asaj dite kur e kam njohur, dhe lutja se çfarë Shqipërie do të ishte po të kishim fatin e një shpure politikanësh si ai, nuk ka ndryshuar. Këtë herë, edhe pse nuk ia thashë, kafen me të e piva edhe në kujtim të tim gjyshi, i cili ka shërbyer në gardën e Mbretit Zog, dhe megjithëse kam qenë shumë e vogël për t’i ngulitur siç duhej në mendje, rrëfimet e tij më kanë mbetur shumë të çmuara.

Në mëngjesin tonë, ishim edhe në shoqërinë e një prej zonjave që e çmoj shumë mes radhës së demokratëve, poetja Lindita Doda”, shkruan Açka.

flutura acka gjyshin hijshem Leka Zogu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.